Autopsia private: George Floyd vdiq nga asfiksimi

Nga A2 CNN
1 Qershor 2020, 23:03 | Bota
Autopsia private: George Floyd vdiq nga asfiksimi

George Floyd, vdekja e të cilit ka bërë që të shpërthejnë protesta të dhunshme në SHBA, ka vdekur nga asfiksia (mungesa e oksigjenit), sipas një autopsie private.

Sipas familjes së afro-amerikanit, mjekët kanë thënë se ai ka vdekur nga presioni që i është shkaktuar në qafë dhe shpinë nga policët e Mineapolisit gjatë arrestimit.

https://a2news.com/2020/06/01/pergjaken-protestat-ne-shba-3-viktima-dhe-1-i-plagosur-policia-iu-bashkohet-manifestuesve/

Kjo autopsi bie në kundërshtim me autopsinë paraprake të kryer nga mjeko-ligjorët, që nuk gjeti prova për “asfiksi traumatike apo mbytje”.

“Shkaku i vdekjes, për mendimin tim, është presioni që i është ushtruar në qafë, që mund të ndikojë në qarkullimin e oksigjenit në tru, dhe presionit në shpinë, që ndërhyn në frymëmarrje”, tha Michael Baden, një nga doktorët e punësuar nga familja e Floyd. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/05/31/vala-e-protestes-amerikane-shtrihet-edhe-ne-europe-me-mijera-ne-londer-thyejne-distancimin-social/

A2 CNN Livestream

Latest Videos