Edhe Anglia merr vendimin, lokalet e natës mbyllen në 22:00

Nga A2 CNN
22 Shtator 2020, 08:27 | Bota
Edhe Anglia merr vendimin, lokalet e natës mbyllen në 22:00

Të gjitha baret, restorantet dhe vendet ku grumbullohen shumë njerëz në Angli, do të duhet të mbyllen në orën 22:00 nga e enjtja, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Këto janë masat më të reja të vendosura nga autoritetet britanike që pritet të shpallen nga kryeministri Boris Johnson më vonë gjatë së martës në një thirrje drejtuar popullit.

Zhvillimet e fundit vijnë pasi Britania e Madhe e rriti nivelin e alarmit për transmetimin e koronavirusit për shkak të shtimit të rasteve të reja.

Boris Johnson pritet të përsërisë thirrjet drejtuar britanikëve që të vijojnë të ndjekin masat e distancimit social dhe të mbajnë maska të paktën në ambientet e mbyllura. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos