Avionë luftarakë për Ukrainën? Ministri britanik: Nuk më duket qasje e duhur

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2023, 21:32 | Bota
Avionë luftarakë për Ukrainën? Ministri britanik: Nuk

Sekretari britanik i mbrojtjes i është përgjigjur thirrjes së Boris Johnson-it për dërgimin e avionëve luftarakë në Ukrainë. Dhe, mesa duket qeveria britanike nuk është e gatshëm të marrë një vendim të tillë.

Ben Wallace theksoi se nuk është marrë asnjë veprim konkret ndërsa shtoi se dërgimi i avionëve luftarakë në këtë moment nuk është “qasja e duhur.”

"Ajo që do të lëvizë në këtë konflikt këtë vit do të jetë aftësia e ukrainasve për të vendosur armaturën perëndimore kundër Rusisë," tha ai.

Ish-kryeministri britanik ka qenë i zëshëm sot për sigurimin e më shumë armëve për Ukrainën, por qeveria e Mbretërisë së Bashkuar deri më tani është distancuar nga komentet e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos