Inteligjenca britanike: Trupat ruse tërhiqen dhe nga veriu i Ukrainës

Nga A2 CNN
8 Prill 2022, 08:26 | Bota
Inteligjenca britanike: Trupat ruse tërhiqen dhe nga veriu i Ukrainës

Ministria britanike e Mbrojtjes bën me dije se ushtarët rusë tashmë janë tërhequr totalisht nga veriu i Ukrainës, duke u kthyer në Bjellorusi dhe Rusi.

Sipas të dhënave, këto njësi do të dërgohen në lindje të Ukrainës për të luftuar në Donbass. Por më parë, forcat dhe mjetet do të furnizohen dhe riorganizohen përpara se të dislokohen në këtë zonë.

Ndërkohë, raportohet se në lindje të Ukrainës vijojnë bombardimet nga ana e Rusisë. Në orët e fundit, bëhet me dije se 5 shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në zonën e Odesës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos