Zelensky apel ambasadave: Ju lutem kthehuni në Kiev

Nga A2 CNN
8 Prill 2022, 07:39 | Bota
Zelensky apel ambasadave: Ju lutem kthehuni në Kiev

Presidenti Zelensky ka bërë një tjetër kërkesë drejtuar Perëndimit. Nisur nga situata e krijuar, pas tërheqjes së trupave ruse nga Kievi, presidenti ukrainas iu kërkon ambasadave të kthehen në selitë e tyre në kryeqytet.

“Kemi nevojë për mbështetjen tuaj, edhe në nivelin e simboleve dhe gjesteve diplomatike. Ju lutem, kthehuni në kryeqytetin tonë dhe vazhdoni misionin tuaj!”, tha presidenti.

Sipas Zelensky, kthimi i misioneve diplomatike në Kiev është një sinjal i qartë për Rusinë që kryeqyteti është yni. Më pas, ai falënderoi Turqinë dhe Lituaninë që tashmë e kanë bërë diçka të tillë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos