Avioni përplaset me zogjtë në fluturim, momente tmerri në bord

Nga A2 CNN
7 Mars 2023, 10:39 | Aktualitet
Avioni përplaset me zogjtë në fluturim, momente tmerri në

Ishin momente tmerri ato që përjetuan udhëtarët e një avioni kuban të saponisur nga Havana të dielën. Pak minuta pasi ishte ngritur në fluturim, një tufë zogjsh u përplasën në pjesën e përparme të avionit dhe në motorë, duke shkaktuar zjarr.  

Pamjet e kabinës së mbushur me tym dhe pasagjerët që ulërinin nga tmerri u filmuan nga njëri prej tyre, Steven Rodriguez. Në një intervistë për një media lokale në Florida, cituar nga CNN, ai tha se ndjeu djegie në fyt dhe kraharor për shkak të tymit.

Për të gjithë ishte e vështirë të merrnin frymë, edhe me maskat e oksigjenit. Piloti arriti të manovronte me shpejtësi dhe të rikthehej në aeroportin e Havanës, ku të 153 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit, u evakuuan të gjithë.

Fatmirësisht, nuk pati viktima apo të plagosur rëndë. (A2 Televizion)

https://youtu.be/J2Ab-4Qra14

A2 CNN Livestream

Latest Videos