Avokatët e Durrësit dhe Pogradecit kundër hartës së re gjyqësore

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2022, 12:08 | Aktualitet
Avokatët e Durrësit dhe Pogradecit kundër hartës së re

Në kuadër të diskutimeve për hartën e re gjyqësore, e cila redukton numrin e gjykatave të shkallëve të para dhe mbyll të gjitha gjykata e Apelit në rrethe duke parashikuar vetëm një gjykatë të tillë në Tiranë, përfaqësues të KLGJ kanë zhvilluar diskutimin e radhës në Durrës me gjyqtarë, prokurorë dhe avokatë.

Edhe në këtë debat, të pranishmit kanë qenë kundër hartës së re gjyqësore veçanërisht për shkrirjen të gjitha gjykatave të Apelit në rrethe dhe përqëndrimi i tyre në Tiranë. Përveç shtimit të i kostove për të gjithë aktorët që do të jenë pjesë e një procesi gjyqësor në Apel, avokateët ngritën shqetësime edhe për mungesën fizike të sallave ku do te zhvillohen proceset në gjykatën e Apelit të Tiranës.

https://a2news.com/2021/12/29/harta-e-re-gjyqesore-sjell-kolaps-me-te-madh-nje-gjyqtar-ka-aktualisht-3000-dosje/

Ndërkohë edhe Dhoma e avokatëve të Pogradecit i ka dërguar një notë proteste KLGJ-së në lidhje me shkrirjen e gjykatës dhe prokurorisë së Pogradecit. Edhe këtu avokatet janë shprehur se ky reduktim, largon drejtësinë nga qytetarët, tejzgjat proceset dhe rrit kostot e personave që i drejtohen organeve të drejtësisë.

https://a2news.com/2021/10/22/harta-e-re-gjyqesore-xhafaj-qytetarit-nuk-i-zvogelohet-aksesi-te-drejtesia/

Thuajse e gjithë trupa e avokatëve të vendit, por edhe gjyqtarë dhe prokurorë janë shprehur kundër hartës së re gjyqësore, duke propozuar që të jenë të paktën tre gjykata apeli në vend dhe jo vetëm një siç parashikohet nga KLGJ. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos