Fundi i pandemisë? Në spitale ende nuk po duket, 20 shtrime në ditë

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2022, 16:55 | Aktualitet
Fundi i pandemisë? Në spitale ende nuk po duket, 20 shtrime në

Dobësimi i valës  “Omicron” nuk është reflektuar ende në spitale. Mjekët që punojnë në  pavijonet  Covid nuk e kanë optimizmin e epidemiologëve për fundin e afërt të pandemisë. Infeksionistët tregojnë se shifrat e shtrimeve nuk kanë ndryshuar prej javësh.  20 pacientë në ditë i drejtohen spitaleve COVID me forma të rënda nga koronavirusi.

“U bë një farë kohë që është instaluar kjo lloj shifre. Janë rastet më të rënduara, që vijnë nga e gjithë Shqipëria”, thotë infeksionistja Ermira Muço Mino.

Krahasuar më një vit më parë është ulur numri i shtrimeve në spital por humbjet e jetës nga “Omicron” mbeten të larta.

Sipas të dhënave  zyrtare që nga  fillimi i pandemisë kanë humbur jetën mbi 3400 qytetarë nga koronavirusi, por mjekët pranojnë se shifrat e fataliteteve janë edhe me të larta për shkak të protokolleve të klasifikimit si vdekje Covid.

“Momentin që është tampon pozitiv diagnoza hyrëse është infeksion COVID-19, por në momentin që e kemi me skaner që është SARS-COV-2, ky persona hospitalizohet me diagnozën pneumoni intersticiale nga SARS-coV-2, nëse tamponi është negativ, dhe kjo ndodh edhe në rastin kur pacienti gjen vdekjen”, shton mjekja.    

Në këtë periudhë që po diskutohet heqja e masave anti-Covid, mjekët kërkojnë ndërgjegjësimin e popullatës  për të bërë kujdes, pasi koronavirusi do të vijojë të jetë në qarkullim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos