McLaren ka prezantuar njëvendëshen MCL36, makinën e re me të cilën do të pilotojnë Daniel Ricciardo dhe Lando Norris këtë sezon të F1.
Marka britanike ka bërë shumë ndryshime jo vetëm në linja, duke iu përshtatur rregullores së re, por edhe në pamjen e jashtme, në krahasim me makinën e vitit 2021.
Udhëheqësi i projektit teknik të McLaren, James Key, konfirmon se inxhinierët kanë “rrezikuar” me projektin e ri.
“Jemi treguar agresivë, megjithëse agresiviteti është relativ, pasi varet nga rendimenti i të tjerëve. Por, kemi marrë përsipër rreziqe, kemi bërë dizenjo të vështira në makinë. Gjithsesi, gjithçka do të shikohet më mirë në testimet e para”.
Deri tani, makinat e prezantuara janë Haas, Red Bull, Aston Martin dhe McLaren. (A2 Televizion)