Dimri i ftohtë dhe i thatë që ka mbizotëruar deri më tani ka ndikuar negativisht në rezervën hidrike në kaskadën e Drinit dhe për rrjedhojë edhe prodhimit të energjisë elektrike. Krahasuar me fundin e muajit dhjetor, prurjet në basenet ujëmbledhës janë përgjysmuar, ndërsa kuota në HEC-in e Fierzës ka zbritur në 267 metra, 7 metra më pak krahasuar me dhjetorin. (A2 Televizion)
Përgjysmohen prurjet, bien rezervat hidrike në kaskadën e Drinit
