Avokati i PD: Vazhdojmë betejën në Kolegjin Zgjedhor, të shohim a është në anën e ligjit

Nga A2 CNN
30 Maj 2021, 22:33 | Politikë
Avokati i PD: Vazhdojmë betejën në Kolegjin Zgjedhor, të

Përfaqësuesi i PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Marash Logu, përmes një postimi njoftoi se Partia Demokratike nga e hëna do të vazhdojë betejën e saj ligjore për atë që cilëson si “masakrën zgjedhore të 25 prillit” në Këshillin Zgjedhor.

Kjo pasi KAS, sipas Logut, “mbylli sytë para qindra fakteve e provave, dhe refuzuan paligjshmërisht 171 kërkesa për transparencë të plotë”.

https://www.facebook.com/marashzlogu/posts/1365186210524000

“Megjithatë, pas dorëzimit të 5 padive të para, nga nesër vazhdojmë betejën në Kolegjin Zgjedhor. Nesër i takon Kolegjit të vendosë nëse do të jetë në anën e ligjit, duke pranuar provat tona dhe marrë çdo provë të kërkuar për të vërtetuar plotësisht masakrën zgjedhore të 25 prillit, apo do të vazhdojë historinë e vendimeve si ai i fletëve të votimit që bëri nul vullnetin e 83 mijë shqiptarëve”, vijon përfaqësuesi në KQZ i PD-së, Marash Logu. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/05/27/kas-rrezon-kerkesat-e-pd-dhe-vetevendosjes-per-pavlefshmerine-e-zgjedhjeve-ne-tirane/

A2 CNN Livestream

Latest Videos