Avokati Saimir Vishaj komentoi në A2 Debat vendimin më të diskutuar të ditëve të fundit të dhënë nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, dënimin e Dritan Dajtit.
Duke quajtur të pakthyeshme jetët e humbura të katër oficerëve të policisë për vrasjen e të cilëve Dajti është shpallur fajtor, avokati Vishaj thotë se vendimi i dhënë nga Gjykata është i saktë nga ana procedurale.

“Gjykata e Apelit ka dhënë fajësi, ka dhënë burgim të përjetshëm. Pra ka konfirmuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë. Lehtësirat i jep ligji i kodit të procedurës penale. Pra, i pandehuri ka përfituar nga ligji i vjetër. Ligji i ri, që ka hyrë në fuqi në 1 gusht 2017, nuk e lejon më as aplikimin për gjykim të shkurtuar. Por vepra ka ndodhur para kësaj periudhe dhe ligji i vjetër pranon gjykimin e shkurtuar pavarësisht veprës penale”, tha Vishaj. (A2 Televizion)