Dyshohet se ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet polici

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2019, 17:49 | Kronikë
Dyshohet se ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet polici

Një punonjës i policisë në Malësinë e Madhe është vënë në pranga policia, pasi dyshohet së ka ngacmuar seksualisht më një të mitur.

Bëhet fjalë për shefin e policisë në Gruemirë Berhan Bajrakurti. Arrestimi i tij u bë pas denoncimit të prindërve, të 15-vjeçares. Këta të fundit kanë parë videot në telefonin e vajzës së tyre dhe kanë kërkuar ndërhyrjen e policisë.

Ngjara në Malësinë madhe vjen pas asaj të Kavajës ku një 13-vjeçare u abuzua nga disa bashkëmoshatarë të saj. Shoqëria civile protestoi sot në Shkodër, kundër abuzimeve seksuale dhe dhunës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos