Vrasja në Pukë, policia arreston autorin e dyshuar

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2019, 10:42 | Kronikë
Vrasja në Pukë, policia arreston autorin e dyshuar

Dy ditë nga ngjarja ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi P. B. në Pukë, policia ka bërë të mundur të vërë në pranga autorin e dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Me anë të një deklarate për mediat, policia bën të ditur se shtetasi E.D, 25 vjeç, banues në Tiranë, është arrestuar pas bashkëpunimit të policisë së Shkodrës dhe asaj të Pukës.

Autori dhe viktima punonin së bashku në kantierin e ndërtimit të HEC-it në Kaftallë.

Viktima fillimisht është sjellë pa ndjenja në spitalin e Pukës, dhe më pas është transportuar në spitalin e Shkodrës, por pa rezultat, ku ndërroi dhe jetë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos