Bale kthehet të shënojë në Evropë pas 2 vitesh “thatësire”

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2020, 22:47 | Futboll
Bale kthehet të shënojë në Evropë pas 2 vitesh

Gareth Bale ka shënuar në një kompeticion evropian për herë të parë pas dy vitesh. Uellsiani i Tottenham ekzekutoi saktë një 11-metërsh në ndeshjen ndaj austriakëve të LASK, që përfundoi me rezultatin 3-3.

Goli i fundit i Bale në Evropë u shënua në 27 nëntor 2018, kur dërgoi topin në rrjetë në ndeshjen Roma-Real Madrid, të përfunduar me rezultatin 2-0 për madrilenët.

Ndërsa golin e fundit me Tottenham në kompeticionet evropiane e shënonte në 7 mars 2013, në fitoren 3-0 ndaj Interit, në Europa League.

Gjithashtu, ky ishte goli i tij i 200 në karrierë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos