Vetëm pak orë pas lajmit për shtrimin e tij në spital, Etrit Berisha reagoi duke qetësuar të gjithë opinionin sportiv dhe tifozët. Nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale, kapiteni kuqezi njoftoi se “gjatë kontrolleve klinike në spitalin e specializuar Covid, gjithçka shkoi mirë”.
Pas falenderimit për mesazhet e shumta dhe mbështetjes që ka marrë për një shërim sa më të shpejt, portieri 31-vjeçar i përshëndeti të gjithë me fjalinë “shihemi së shpejti”.
Një lajm tejet pozitiv ky i Etrit Berishës, i cili rezultoi pozitiv me koronavirus prej 27 nëntorit, sapo u kthye në Itali pas angazhimeve me Kombëtaren në Ligën e Kombeve. (A2 Televizion)
