Europa League, Milan fiton me përmbysje dhe kalon grupin

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2020, 20:50 | Futboll
Europa League, Milan fiton me përmbysje dhe kalon grupin

Milan arriti të kalojë grupin në Europa League, pas fitores me përmbysje në ndeshjen ndaj Celtic, të luajtur në San Siro.

Kuqezinjtë e nisën shumë keq ndeshjen, duke pësuar dy gola në 15 minutat e para.

Ishte Hakan Çalhanoglu ai që zgjoi ekipin me një gol nga goditja e dënimit, ndërsa Castillejo barazoi rezultatin në pjesën e parë.

Në të dytën, Milan shënoi dy gola me anë të Hauge dhe Brahim Diaz, duke vulosur kualifikimin në Grupin H. Ky grup kryesohet nga Lille me 11 pikë, që sot mposhti Spartën e Pragës, ndërsa Milani ndjek me 10 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos