Romain Grosjean u kthye në pistën e Sakhirit, në Bahrein, vetëm disa ditë pasi pësoi një aksident të tmerrshëm, nga i cili shpëtoi për mrekulli vetëm me disa djegie në duar dhe një dëmtim në këmbë.
Piloti francez i Haas falenderoi të gjithë punonjësit e ndërhyrjes së shpejtë dhe komisarët e pistës. (A2 Televizion)