
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar sërish pas vendimit të DASH, i cili shpalli “non-grata” ish-kryeministrin Sali Berisha.
Balla ka postuar një video në rrjetet sociale, ku rikujton atë që ai cilëson si afera e CEZ, ku thekson se është “dosja më korruptive për Shqipërinë në këto 30 vite”, qëi kushtuan shtetit 414 milionë euro dëme.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
“Kush kishte të drejtë?!
36 përballje gjyqësore me Berishët për aferat korruptive të Saliut, familjes dhe aleatëve të tij. 36 padi për “shpifje” të ngritura nga Berishët ndaj meje.
Po kujtoj sot aferën CEZ, dosja më korruptive për Shqipërinë në këto 30 vite. Veprimet e Berishës &co i kushtuan 414 milionë euro dëme shtetit shqiptar.
Kjo dosje duhet rihapur me urgjencë. Personat e përfshirë në këtë aferë duhet të hetohen duke filluar me Sali Berishën”, shkruan Balla. (A2 Televizion)