Balla: Presidenti nuk ka të drejtë të anulojë zgjedhjet, e thotë raporti i Komisionit të Venecias

Nga A2 CNN
16 Tetor 2019, 13:11 | Politikë
Balla: Presidenti nuk ka të drejtë të anulojë zgjedhjet, e

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla doli në një konferencë për shtyp për të komentuar raportin e Komisionit të Venecias, që, sipas tij, e thotë qartë si drita e diellit se “Presidenti nuk ka të drejtë të anulojë zgjedhjet sepse nuk ia njeh Kushtetuta këtë të drejtë”.

“Zgjedhjet mund të anulohen vetëm në situata emergjente dhe në këtë rast duhet vepruar vetëm në përputhje me Kushtetutën”, deklaroi Balla.

“E drejta e zgjedhjes nuk mund të kufizohet përveçse me ligj, shkruhet në paragrafin 46 të opinionit. Presidenti cenoi të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur”, shtoi kreu i grupit parlamentar socialist. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos