Balla reagon pas deklaratës së Besnik Muçit: Qesharake

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2019, 11:49 | Politikë
Balla reagon pas deklaratës së Besnik Muçit: Qesharake

Taulant Balla u pyet nga gazetarët për shkarkimin nga detyra të Besnik Muçit, duke u shprehur se asnjë nga anëtarët e PS nuk i ka komentuar, por edhe nuk do të komentojë vendimet e dy niveleve të Vettingut. Ai theksoi se politika duhet të heshtë në lidhje me vendimet e procesit të Vettingut.

“Asnjë përfaqësues i PS nuk ka komentuar dhe komenton kurrë vendimet e dy niveleve të Vettingut. Vendimet e Komisionit të Vlerësimit janë vendime të autoriteteve Kushtetuese dhe nuk do të kenë asnjë lloj atakimi politik. Politika mjaft ka mbajtur peng për shumë vite paketën e reformës në drejtësi dhe politikanët duhet të heshtin sa herë procesi i Vettingut pastron elementë që nuk plotësojnë kushtet”.

Zoti Muçi tha pas shkarkimit se duke interpretuar ndryshimet ligjore të paketës së reformës në drejtësi, KPK nuk mund të bëjë Vettingun e tij. Ai theksoi se vendimi nuk ndikon në qëndrimin e tij në Gjykatën Kushtetuese.

Megjithatë, Taulant Balla e quajti qesharake këtë, duke thënë se kur nuk mund të jesh gjyqtar apo prokuror i nivelit të parë, si mund të jesh anëtar i Kushtetueses. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/11/21/muci-kpa-nuk-ka-kompetence-mbi-anetarin-e-gjykates-kushtetuese/?fbclid=IwAR2ZEsv1yWZeUnw0O04u2qgQ4df4bl_xa1420spA-spG8oTI2Ze7NUC6n1g

A2 CNN Livestream

Latest Videos