
Vetëvendosje ka paralajmëruar një marsh kombëtar më 28 Nëntor, të cilit i janë bashkërenduar edhe disa kërkesa që në krye kanë bashkimin kombëtar.
Anëtari i Bordit të Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Hysamedin Feraj, ishte i ftuar në A2 nga ku foli për këtë marshim.
“Ky marsh është një ngjarje që i kthen gjërat për së mbari. Është përvjetori i shpalljes së Pavarësisë së shqiptarëve, të një shteti shqiptar, i cili u gjymtua shumë shpejt. 28 Nëntori duhet të jetë një ftesë. Më 28 Nëntor ne i respektojmë ata që shpallën pavarësinë, duke iu dëshmuar se kanë lënë dikë prapa dhe që vazhdon atë projekt dhe ai nuk është i vdekur. Mënyra më e mirë e përvjetorit të Pavarësisë është që të dëshmojmë se jemi këtu, jemi në atë projekt”, u shpreh Feraj.
Ai foli edhe për Mini Shengenin duke thënë se ka disa dimensione që duket përpjekja e qeverisë për ta vendosur sferën në intersat e Serbisë.
“Në të gjithë treguesit, Kryeministri Rama duket se është në dirigjimin e plotë të politikës serbe, e cila është vijim i nacionalizimit serb të shekullit XIX”, u shpreh Feraj. (A2 Televizion)