
Menjëherë pasi Komisioni i Posaçëm i Apelimit shkarkoi nga detyra anëtarin e Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçi, ka reaguar zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi.
Në një postim në Facebook, Tedi Blushi shkruan se ky vendim nuk ishte aspak surprizë, ndërsa e quan turp.
“ZERO SURPRIZË nga vettingu i Partisë. Pas dështimit të rrëmbimit flagrant të Gjykatës Kushtetuese, rikthehet skenari për bllokimin e këtij institucioni nga të njëjtët aktorë që e bllokuan për tre vjet. TURP! TURP! TURP!”, shkruan Tedi Blushi. (A2 Televizion)