Balla: Të martën në mëngjes do të keni emrin e kandidatit të bashkisë Lushnjë

Nga A2 CNN
28 Janar 2022, 19:41 | Politikë
Balla: Të martën në mëngjes do të keni emrin e

Të martën në mëngjes Partia Socialiste do të ketë gati emrin e kandidatit për bashkinë e Lushnjës, për të cilën vijojnë ende konsultimet. Këtë konfirmoi drejtuesi politik i këtij qarku Taulant Balla pas mbledhjes së kryesisë së PS, por pa dhënë shumë detaje për emrat e kandidatëve.

“Për Lushnjën kemi zhvilluar një proces shumë të thellë dhe të ngutshëm konsultimi jo vetëm me strukturën e PS, por shumë të hapur për shkak edhe të problematikave të kësaj bashkie. Kemi përfshirë shoqërinë civile, sipërmarrjen, fermerë. Është një proces që ka vazhduar dhe kam kërkuar që ditën e parë që procesi pas një liste te reduktuar t’i shtohet edhe një anketim publik. Të martën në mëngjes do të keni emrin për kandidatin e bashkisë së Lushnjes”, u shpreh Balla.

Balla nuk mohoi diskutimet për kryetaren aktuale ne detyrë, Eriselda Sefa, kur u pyet nga gazetarët, por tha se ka shumë emra kandidatësh në proces.

“Po është e vërtet, por nuk dua të hyj te emrat, jam drejtues politik prej një kohe të shkurtër në Fier. Ka shumë kandidatë në proces dhe unë bashkë me kryesinë kemi vendosur të përdorim edhe këtë element, nuk dua të hyj në numra, e rëndësishme është që kryetari i ri bashkisë Lushnjë ka përgatitjen e duhur për ta çuar para një sërë projektesh të mëdha në Lushnje”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos