Kishin dalë me varkë për të parë balenat, por gjitari gjigant i bën një vizitë të papritur nga prapa. Balena mund të kishte shkaktuar edhe ndonjë incident, pasi ishte shumë më e madhe se varka, por fatmirësisht asaj i tërhoqi vëmendjen një mjet tjetër lundrimi.
Takimi që përfundoi me turistët e lumtur ndodhi në brigjet e Meksikës. “Patëm fat, sepse balena ngriti kokën dhe pa përreth pa lëvizur”, tha Eric Smith, njeriu që realizoi fotot. “E kuptuam me vonesë që ishte shumë afër”. (A2 Televizion)