Nga shtatori në Parlament, Najada Çomo: Qëndroj në spital derisa të largohet pacienti i fundit me Covid-19

Nga A2 CNN
17 Qershor 2021, 15:32 | Aktualitet
Nga shtatori në Parlament, Najada Çomo: Qëndroj në spital

Najada Çomo, drejtoresha e spitalit Covid 1, nga shtatori do të bëhet pjesë e parlamentit të ri, pasi arriti të fitojë mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 prillit në listën e Partisë Socialiste në Tiranë.

Në një intervistë për gazetaren e A2, Ornela Joti, Çomo thekson se do të vazhdojë të jetë pjesë e spitalit.

“Unë do të zbatoj detyrat që më janë dhënë. Ju siguroj që do të vazhdoj të jem doktoreshë”.

Por, a e shesh sot Najada Çomo veten si politikane? “Është e vërtetë që unë jam sot pjesë e politikës, por vazhdoj ta shoh veten brenda spitalit për t’i shërbyer edhe pacientit të fundit që do të ketë nevojë për Najadën”.

Pas shtatorit, Çomo do të jetë vetëm deputete apo do të përfshihet edhe më tej në politikë? “Absolutisht, vetëm deputete, asgjë më tepër se kaq dhe duke i shërbyer personave që kanë nevojë për Najadën”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos