Gara për kreun e PD, Fatbardh Kadilli, sfidanti i dytë përballë Berishës e Kullurit

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2021, 16:08 | Politikë
Gara për kreun e PD, Fatbardh Kadilli, sfidanti i dytë

Fatbardh Kadilli është sfidanti i dytë përballë Sali Berishës që do të kandidojë për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike pas shkarkimit që kuvendi i 11 dhjetorit, e më pas anëtarësia në referendum, i bëri Lulzim Bashës nga posti i kryetarit.

Këtë Kadilli e bëri të ditur në emisionin e mëngjesit në A2 CNN, duke iu shtuar sfidantit tjetër të shpallur deri tani, Edvin Kulluri.

Kulluri ishte pjesë e grupimit për Partinë Demokratike që u krijua pas humbjes së kësaj force politike në zgjedhjet e 25 prillit, dhe që kërkonte largimin e Bashës nga kryesimi i partisë. Por pas nismës së Sali Berishës, ky grup ju bashkua Foltores dhe Kuvendit të 11 dhjetorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos