All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Kapllani shkarkohet nga Erzeni 3 ndeshje para fundit

Nga A2 CNN
19 Maj 2023, 09:57 | Futboll
Kapllani shkarkohet nga Erzeni 3 ndeshje para fundit
All - Paragraf - 1

Kur kanë mbetur dhe 3 javë nga fundi i kampionatit shqiptar, Xhevahir Kapllani, nuk është më trajneri i Erzenit.

Në një mbledhje urgjente në klubin shijakas, drejtuesit kanë vendosur të shkarkojnë durrsakun si pasojë e rezultateve të dobëta në ndeshjet e fundit.

All - Paragraf - 3

Kapllani mori drejtimin e skuadrës në verën e vitit të kaluar dhe në fillim të sezonit ekipi i tij u konsiderua dhe si surpriza e këtij edicioni, por në tetë ndeshjet e fundit, shijakasit regjistruan 5 humbje dhe 3 barazime e tashmë janë vetëm 3 pikë larg zonës së ftohtë.

Ekipin do e drejtojë zëvendëstrajneri Alfred Deliallisi, deri në përfundim të sezonit.   (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos