Labradori “Fitore”, transferimi më i fundit i Arsenalit të Xhakës

Nga A2 CNN
19 Maj 2023, 12:28 | Futboll
Labradori “Fitore”, transferimi më i fundit i Arsenalit të

Duke qenë situata në klubin londinez të Arsenalit ka dalë disi jashtë kontrollit, pas humbjes së vendit të parë në kampionat, trajneri Mikel Arteta po përpiqet deri diku të zbusë tensionin që ekziston në klub.

Për këtë ai ka bërë lëvizjet e para dhe transferimi më i ri i klubit nuk është i zakontë, por është një qen. Këtë lajm e bën me dije gazetari i njohur sportiv britanik, Chris Wheatley, sipas të cilit, qeni është i racës “Chocolate Labrador”.

Arteta e ka bërë këtë gjë për ta ndrequr situatën aktuale te Arsenali, dhe t’i bëjë lojtarët të ndjehen më mirë, ndërsa qenin e ka emëruar “Win” apo ndryshe “Fitore”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos