
Një aksident me pasojë vdekjen e një 48-vjeçari ka ndodhur sot në Ballsh, rreth orës 13:15.
26-vjeçari me iniciale G.M., banues në Ballsh, duke drejtuar një automjet tip Benz ka aksidentuar shtetasin me iniciale I.M., i cili ishte duke ecur në këmbë.
Pas ndihmës së parë në Spitalin e Ballshit u trasportua për në Spitalin Rajonal Fier, por gjatë rrugës ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor dhe sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje. (A2 Televizion)