Operacioni në Holandë, policia arreston 4 shqiptarë për trafikim droge

Nga A2 CNN
21 Maj 2019, 16:32 | Kronikë
Operacioni në Holandë, policia arreston 4 shqiptarë për

Policia holandeze goditi një bandë shqiptare që merrej me trafik droge në qytetin Gelin dhe Sitard.

Në prangat e policisë ranë 4 persona: dy marokenë 40-vjeçarë, një burrë dhe një grua shqiptare, përkatësisht 34 dhe 36 vjeç.

Në operacionin e quajtur “Shqipëria”, agjentët kryen bastisje të shumta në mbi 10 ndërtesa. Hetuesit dyshojnë se banda kriminale përdori një kompani transportesh për aktivitetin kriminal.

Mediat vendase e pasqyruan gjerësisht operacionin e policisë dhe shkruajnë se shumica e shqiptarëve që jetojnë në Holandë përdorin trafikun e drogës si aktivitet kryesor jetese. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos