Balluku takon Zaev në Vjenë: Plan të qartë për zbatimin e projektit të korridorit VIII

Nga A2 CNN
19 Qershor 2021, 10:47 | Politikë
Balluku takon Zaev në Vjenë: Plan të qartë për zbatimin

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku është takuar në Vjenë me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev , gjatë takimit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Në një status në rrjete sociale, ministrja njofton se ka diskutuar me kryeminsitrin maqedonas për jetësimin e korridorit 8. Sipas saj ky është projekti më ambicioz mes vendeve tona dhe ne ka një plan të qartë për zbatimin e tij.

“Gjatë takimit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor, zhvilluar në Vjenë, pata mundësinë për të diskutuar nga afër bashkëpunimin tonë rajonal me  Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Jetësimi i korridorit të VIII është projekti më ambicioz mes vendeve tona dhe ne kemi një plan të qartë për zbatimin e tij”, shkruan Balluku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos