Rrugë e gjatë për “drejtësinë”, qeveria: Në vitin 2030 shërbime sipas standardeve të BE

Nga A2 CNN
18 Qershor 2021, 16:30 | Politikë

Qeveria nuk parashikon se shqiptarët do të mund të marrin një drejtësi me standarde europiane në katër vitet e ardhshme. Për këtë, do të duhet të presin gati një dekadë.

Konkluzionet janë pjesë e Draft Strategjisë Ndërsektoriale e Drejtësisë për vitet 2021-2025, hartuar nga Ministria e Drejtësisë, që është hedhur për konsultim publik.

“Faza 5-vjeçare, në vijim 2021-2025 do t’i shërbejë konsolidimit të mëtejshëm të kësaj kornize, për të vijuar më pas me fazën përfundimtare 2026-2030, e cila do të ketë për qëllim ofrimin e shërbimeve në sistemin e drejtësisë në nivelin e standardeve evropiane”.

Procesi i reformës në drejtësi u kurorëzua në korrikun e vitit 2016 me ndryshimet kushtetuese dhe kërkoi edhe një vit tjetër për miratimin e ligjeve që jetësuan këto ndryshime. Por nga atëherë deri më sot, dhënia e drejtësisë nuk ka treguar rezultate të prekshme për qytetarët.

Qasjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor e ka edhe institucioni homolog i Prokurorisë.

Draft strategjia Ndërsektoriale e Drejtësisë është në fazën e konsultimit publik dhe përfshin edhe shpërndarjen e re të gjykatave, mes të cilave dallon shkrirja e Apeleve në një trupë të vetme gjykuese. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos