Balluku: Vjedhja 430 milionë euro, si historia e 2 mijë karrigeve për 5 mijë delegatë. Tabaku: me këtë 7x7=42 shkoi njëri në burg

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2022, 17:43 | Politikë
Balluku: Vjedhja 430 milionë euro, si historia e 2 mijë karrigeve

Debatet mes kryetares së Komisionit Hetimor për inceneratorët, Jorida Tabaku, dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, u ndezën gjatë dëshmisë së Ballukut në komision. Balluku akuzoi demokratët se abuzojnë kur thonë se dëmi ekonomik në çështjen e inceneratorëve është 430 milionë euro.

“Abstragoni se ka një vjedhje 430 milionë euro, si historia e 2 mijë karrigeve për 5 mijë delegatë”, tha Balluku, duke shkaktuar reagimin e demokratëve në komision pasi iu referua akuzave për falsifikim të personave që morën pjesë në Kuvendin Kombëtar të PD më 18 dhjetor 2021. “Nuk ka problem, me këtë 7x7 bëjnë 42 shkoi njëri në burg, të shohim mos shkon edhe ndonjë tjetër”, iu përgjigj Tabaku. “430 milionëshi nuk ekziston. Vetëm nëse marrin në konsideratë çfarë do të ndodhë në 30 vitet e ardhshme, duke shtuar kamatat apo vonesat që sot as nuk ekzistojnë”, tha Balluku.

Balluku, tha gjatë dëshmisë në Komisionin Hetimor për inceneratorët, që përfshirja e mbetjeve të Durrësit në impiantin e mbetjeve të Tiranës u bë pa amendimin e kontratës, për shkak se situata ishte emergjente.

Balluku akuzoi demokratët se paragjykojnë çdo përgjigje të dëshmitarëve. “Na merrni ne në pyetje por keni kalcifikuar një ide tuajën. Dhe unë mendoj që kjo është gabim. Komisioni hetimor duhet të hetojë”, tha ajo. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/02/21/balluku-kontrata-me-inceneratorin-e-tiranes-nuk-u-amendua-per-te-futur-edhe-mbetjet-e-durresit-ishim-ne-emergjence/
https://a2news.com/2022/02/21/me-6-mars-do-merrni-pergjigje-kryebashkiakja-e-durresit-largohet-nga-komisioni-hetimor-per-inceneratoret/

A2 CNN Livestream

Latest Videos