
Partia Demokratike ka paditur në Gjykatën Kushtetuese Kuvendin e Shqipërisë, pasi sipas saj anëtarët e rij të Këshillit të Lartë të Prokurorisë janë të paracaktuar.
“Mazhoranca paracakton anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Kuvendi shkeli Kushtetutën dhe ligjin në zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke bërë proces fiktiv shorti, ku për dy vende vakante në “short” u hodh vetëm një kandidat! PD do të ankimojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e sotëm antikushtetues. Drejtësia e pavarur është element kyç për shtetin ligjor”, tha Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi. (A2 Televizion)