“Kush do të jenë pronarët tuaj nëse fitoni dhe çfarë detyrimi do të keni ndaj tyre?”, Rithemelimi kërkon Yuri Kim të tërheqë deklaratën

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2022, 16:13 | Politikë
“Kush do të jenë pronarët tuaj nëse fitoni dhe

Komisioni i Rithemelimit yë Partisë Demokratike e quan në shkelje fragrante të ligjeve dhe Kushtetuës deklaratën e bërë sot nga Yuri Kim, ku u kërkonte kandiatëve të “Shtëpisë së Lirisë” të rishikonin pozicionin e tyre.

“Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike, denoncon deklarata të tilla politike nga përfaqësues të huaj gjatë fushatave elektorale. Komisioni i konsideron ato si ndërhyrje të palejueshme, të papranueshme, e të njëanshme në procesin zgjedhor, në rastin konkret në favor të qeverisë më të korruptuar të Europës.

Mbi të gjitha, kjo deklaratë është në kundërshtim të plotë me Nenin 41 të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike dhe Protokollet Opsionale, nënshkruar në vitin 1961 në të cilën edhe Shqipëria është palë. Neni 41 pika 1 thotë shprehimisht: “Pa paragjykuar privilegjet dhe imunitetet e tyre, është detyrë e çdo personi që gëzon këto privilegje dhe imunitete të respektojë ligjet dhe rregullat e shtetit pritës. Ata gjithashtu nuk kanë të drejtë të përzien në çështjet e brendshme të atij Shteti”, thuhet në deklaratën e komisionit.

https://a2news.com/2022/02/21/yuri-kim-kandidateve-te-berishes-kush-do-te-jene-pronaret-tuaj-nese-fitoni-dhe-cfare-detyrimi-do-te-keni-ndaj-tyre/

“Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike thekson se shqiptarët hedhin poshtë luftën me lobingje korruptive dhe pa fakte kundër korrupsionit si një praktikë që ndihmon korrupsionin. Komisioni i kërkon Ambasadores Yuri Kim tërheqjen e kësaj deklarate e cila është në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë dhe Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, për respektimin e të cilit, partitë politike në Shqipëri, janë të angazhuara.

Komisioni dënon çdo ndërhyrje në procesin zgjedhor, për më tepër kur qëllimi final është mbështetja për qeverinë më të korruptuar të Europës, që çdo ditë largon shqiptarët nga vendi i tyre, dhe sponsorizimi i një opozite fasade misioni i vetëm i se cilës është vrasja e shpresës duke bërë pazare me qeverinë. Së fundi, Komisioni deklaron se sponsorizuesi dhe llogarimarrësi i vetëm i kandidatëve të “Shtëpisë së Lirisë” është populli opozitar që refuzon të pranojë se alternativa e vetme ndaj Edi Rames është bari që ofron znj. Kim. Është ky popull që i përzgjodhi këta kandidatë dhe po ai do t’i votojë. Nesër, kur ata të jenë fitues, detyrimi i vetëm i tyre nuk do jete as ndaj liderëve politike dhe aq me pak ndaj diplomatëve në shërbimin e Edi Ramës, por vetëm ndaj qytetarëve shqiptarë!”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos