
Deputetët janë pritur me protesta në hyrje të Parlamentit. Banorët e lagjes “5Maji” dhe ata të Laprakës fajësojnë të majtë e të djathtë për mos reagim ndaj shembjes së banesave të tyre.
Disa prej banorëve nuk janë pajtuar ende me kontratat që pushteti vendor u ka ofruar, teksa kërkojnë më tepër transparencë për zhvillimin e projektit dhe përfitimit të banesave të reja.
Deputetët që ndaluan për të biseduar me banorët ishin ata të komision të Rithemelimit të PD.
Për t’u kërkuar ligjvënësve llogari ishin të pranishëm edhe fëmijë, të cilët e lanë shkollën për disa orë.
Banorët në fund të protestës paralajmëruan grevë përpara dyerve të parlamentit nëse nuk u ofrojnë transparencë mbi projektin dhe kontrata të detajuara për përfitimin e banesave të reja. (A2 Televizion)