Sot shënohet dita më e ftohtë e këtij fillim viti, ku temperaturat në zonat malore shkojnë deri në -10 gradë celsius.
Dëbora dhe ngricat mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit duke krijuar problem për zonat e thella të Dibrës dhe Kukësit.
Akulli në Durrës
Autoriteti Rrugor njofton se në disa akse si Ura Cerenecit-Steblevë apo në rrugët drejt Dardhës në Pukë, të përdoren zinxhirë.
Po ashtu, ndaj drejtuesve të mjeteve apelohet të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit. (A2 Televizion)