Skadimi i kartave dhe pasaportave për 1,4 milionë shqiptarë, reagon ministri i Brendshëm

Nga A2 CNN
8 Janar 2019, 13:50 | Aktualitet
Skadimi i kartave dhe pasaportave për 1,4 milionë shqiptarë,

Gjatë gjysmës së parë të vitit 2019, siç edhe ka raportuar më parë A2, skadojnë afatet e kartave të identitetit për 1,4 milionë shqiptarë, një shqetësim edhe më i madh në një vit elektoral, me zgjedhjet vendore të llogaritura për t’u zhvilluar më 30 qershor.

Në lidhje me këtë problem ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili përmes një postimi në Facebook i bën thirrje qytetarëve që të informohen për datën e saktë të skadimit

“Pajisja me kartat e identitetit dhe pasaportat e reja është një prioritet i rëndësishëm”, thotë Lleshaj. “Me to lidhet fati i shumë shërbimeve të rëndësishme. Zyrat e Gjendjes Civile janë në dispozicion për të informuar dhe ndihmuar qytetarët”.

https://a2news.com/2019/01/01/aplikoni-per-karta-identiteti-u-skadojne-14-milione-shqiptareve/

Sipas ministrit të Brendshëm, neglizhenca për të kryer detyrimin e pajisjes me dokumentet bazë të identifikimit mund të krijojë probleme për marrjen e shumë shërbimeve të rëndësishme, që nga udhëtimet jashtë vendit e të tjera.

“Institucionet do të kushtëzojnë dhënien e shërbimeve, për personat që janë në muajt e fundit të vlefshmërisë së dokumenteve, me paraqitjen e vërtetimeve mbi aplikimin për dokumentin e ri”, thuhet më tej në postimin e Lleshajt në Facebook. (A2 Televizion)

https://www.facebook.com/lleshajsander/photos/a.295958931053442/304741056841896/?type=3&theater

A2 CNN Livestream

Latest Videos