
Në ditën e dytë të rifillimit të protestës, Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish duke iu bërë thirrje studentëve që të mos paguajnë më shumë se sa 50% të vlerës së tarifave vjetore.
“Pengmarrësit që e degjeneruan protestën studentore në mbyllje dyersh me dhunë e në shfaqje rrugore të brutalitetit të injorancës, po përpiqen të dezinformojnë studentët lidhur me tarifat në bashkëpunim me disa fundërrina të universitetit! Askush të mos paguajë më shumë se 50%”
Twitter / Edi Rama, Kryeministër
Rama kujton edhe një herë se vendimi për të ulur me 50% tarifën e studimit për të gjithë studnetët dhe 100% për ata me mesatare 9 dhe 10 është marrë që në dhjetor dhe brenda janarit qeveria do të transferojë paratë tek universitetet. (A2 Televizion)