Banorët e Mariupolit: Kemi humbur gjithçka, por do ta rindërtojmë qytetin

Nga A2 CNN
26 Prill 2022, 19:43 | Bota
Banorët e Mariupolit: Kemi humbur gjithçka, por do ta

Pastrimi i Mariupolit nis nga zonat më të shkatërruara nga bombardimet e ushtrisë ruse dhe gjithçka ngjan me një gërmadhë masive nga ku rindërtimi duket si mision i gjatë, por jo i pamundur.

Përpjekjet për ta bërë këtë vend sërish një qytet të bukur të Ukrainës nuk rreshtin as në këto ditë kur banorët janë terrorizuar nga predhat dhe raketat e rusëve, që kanë shkatërruar me radhë teatrin, spitalin dhe qindra ndërtesa të tjera.

“Na duhet ta rikthejmë qytetin pas kësaj lufte. Mund ta shikoni vetë sesi është shndërruar. Tani për tani është qetësi, por vetëm për momentin. Ne duam të rindërtojmë gjithçka siç ka qenë më parë, një qytet i bukur”, shprehet një prej banorëve.

Por vetë banorët duken të dëshpëruar për të ardhmen që i pret. “Kemi humbur gjithçka, absolutisht gjithçka për të cilën kemi punuar shumë. Nuk e dimë se çfarëdo të bëjmë dhe si do t’ia nisim sërish nga e para”.

Më shumë se 100 mijë qytetarë të Mariupolit ndodhen të rrethuar nga ushtria ruse dhe fati i tyre tashmë varet nga vullneti politik i Rusisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos