Barazim spektakolar në Bayern-Leipzig

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2020, 20:43 | Futboll
Barazim spektakolar në Bayern-Leipzig

Bayern Munchen dhe Leipzig zhvilluan një ndeshje spektakolare pasditen e sotme. 6 gola u shënuan në këtë përballje, me secilën skuadër që mori nga një pikë pas barazimit 3-3.

Golin e parë të ndeshjes e shënoi Nkunku (19’), por bavarezët u kundërpërgjigjën me Musiala (30’) dhe Muller (34’).

Në fund të pjesës së parë Leipzigu barazoi me Justin Kluvert, ndërsa kaloi në avantazh në pjesën e dytë me Forsberg.

Ishte sërish Muller ai që shpëtoi Bayern nga humbja, me një gol 15 minuta nga fundi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos