Bonucci vendos derbin e Torinos në minutën e 90

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2020, 19:58 | Futboll
Bonucci vendos derbin e Torinos në minutën e 90

Juventus fitoi derbin e Torinos falë një goli të kapitenit Leonardo Bonucci në minutën e 90 të ndeshjes.

Bardhezinjtë e panë veten në disavantazh në pjesën e parë, pas golit të mbrojtësit të Torinos, N’Koulu.

Por, në pjesën e dytë, pas anulimit të një goli të Cuadrados, ekipi i drejtuar nga Andrea Pirlo reagoi dhe shënoi me McKennie dhe kapitenin Bonucci, pas dy krosimeve perfekte pikërisht të Cuadrados.

Juventusi ngjitet përkohësisht në vendin e dytë të Serisë A. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos