Liverpool e pëson në fund, i jep lamtumirën Champions-it

Nga A2 CNN
24 Prill 2021, 16:17 | Futboll
Liverpool e pëson në fund, i jep lamtumirën Champions-it

Liverpool hodhi një tjetër hap fals në “Anfield”, ku nuk shkoi përtej barazimit 1-1 ndaj Newcastle.

Mohamed Salah zhbllokoi sfidën që në minutën e tretë dhe më pas “të kuqtë” dominuan, por pa arritur të gjejnë golin e qetësisë.

Në minutën e 95, kur arbitri kishte shtuar 4, Newcastle shënoi golin e barazimit me Joe Willock, i cili përfitoi nga një top i ngelur në zonë, në aksionin e fundit të ndeshjes, duke ia bërë shumë të vështirë misionin për një vend në katërshen e parë të renditjes ekipit të Klopp.

Një aksion më parë, Newcastle kishte shënuar, por goli u anulua për prekje të topit me dorë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos