Barça afrohet me titullin, fiton ndaj Atletico Madrid

Nga A2 CNN
23 Prill 2023, 18:14 | Futboll

Barcelona ka marrë një fitore tejet të rëndësishme këtë të diel në garën për titull, teksa ka mposhtur minimalisht skuadrën e Atletico Madrid.

Katalanasit e Xavit dominuan takimin, ndërsa arritën të shënojnë vetëm një herë në fundin e pjesës së parë me anë të Ferran Torres.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e 30 të La Liga-s, të cilën Barcelona e udhëheq tashmë me një diferencë prej 11 pikësh nga Reali i vendit të dytë. Kur kanë mbetur edhe 8 ndeshje nga fundi, Barça është duke shkuar e sigurt drejt rikthimit kampion në Spanjë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos