Skënderbeu e Dinamo rikthehen në Kategorinë Superiore, Kastrioti tërheq Kukësin në fund

Nga A2 CNN
23 Prill 2023, 17:09 | Futboll
Skënderbeu e Dinamo rikthehen në Kategorinë Superiore, Kastrioti

Skënderbeu është rikthyer në Kategorinë Superiore pas një viti në Kategorinë e Parë. Korçarët mposhtën 0-4 Turbinën e Cërrikut këtë të diel duke e siguruar edhe matematikisht ngjitjen mes më të mirëve të futbollit shqiptar. Po ashtu, edhe Dinamo ka zyrtarizuar ngjitjen në Superiore kur janë edhe dy javë për tu luajtur në Kategorinë e Parë.

Ndërkohë, në Kategorinë Superiore e ashpër është lufta për kupat e Europës, por edhe për mbijetesë. Këtë të diel, Kastrioti i dha një goditje Kukësit duke e mposhtur minimalisht me një gol të realizuar nga Selmani në minutën e 23-të.

Me këtë fitore, Kastrioti shkon në kuotën e 31 pikëve, por mbetet në vendin e fundit, ndërsa Kukësi ka 36 pikë në vendin e tetë duke rrezikuar ndjeshëm rënien nga Kategoria Superiore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos