
Barcelona fitoi në javën e dytë të La Liga në transfertë përballë Real Sociedad me rezultatin 4-1. Katalanasit dominuan takimin sidomos në pjesën e dytë pas aktivizimit në fushën e lojës të Ansu Fati.
Pjesa e parë përfundoi në barazim 1-1 ku Lewandowski shënoi që në minutën e parë të takimit. Vendasit barazuan me suedezin Isak. Në pjesën e dytë aktivizimi i Ansu Fati ndryshoi të gjithë rrjedhën e ndeshjes.
Ai dhuroi dy asist, fillimisht për Dembele që shënoi golin e avantazhit dhe më pas për Lewandowskin. Në minutat e fundit të takimit edhe 19-vjeçari gjeti rrugën e golit duke fiksuar rezultatin në 4-1. (A2 Televizion)