
Milani ndalet nga Atalanta. Kampionët e Italisë barazojnë 1-1 kundër zikaltërve të Gasperinit, ku titullar deri në minutat finale ishte edhe kuqeziu Gjimshiti, i cili doli për një dëmtim.
Ishte pikërisht ekipi i tij që kaloi në avantazh me një predhë në pjesën e parë të ukrainasit Ruslan Malinovskyi, lojtar që mendohej se ishte vënë mënjanë dhe do shitej.
Rastet nuk munguan nga të dyja palët, pro barazimi i merituar për Milanin erdhi vetëm në pjesën e dytë, me një gjuajtje po aq të bukur të Bennacer.
Milani me këtë barazim merr menjëherë enje dizavantazh me dy pikë nga Interi, por edhe nga Napoli që e pati të lehtë me Monzën e ish-pronarit të “Djajve kuqezi”, Silvio Berlusconi.
Ne stadiumin Maradona, publiku u entuziazmua për performancën e gjeorgjianit Kvaratskhelia, autor i një dygolëshi mbresëlënës për teknikën a lartë. Golat e tjerë u shënuan nga bomberi Osimhen dhe nga mbrojtësi korean Kim, edhe ai një surprizë e këndshme. (A2 Televizion)