Barcelona kërkon të fitojë dy tituj kampion… brenda një sezoni

Nga A2 CNN
3 Prill 2023, 19:42 | Futboll

Barcelona është në rrugën e duhur për të fituar titullin kampion këtë sezon. Kur duhen dhe 11 javë nga përfundimi, ka 12 pikë avantazh ndaj Real Madrid.

Por, klubi katalanas ka qëllime edhe më madhore.

Me një kërkesë drejtuar Federatës Spanjolle të Futbollit, Barça pretendon titullin e vitit 1937, të kampionatit që u luajt në mes të Luftës Civile.

Barcelona gjithmonë e ka pretenduar këtë titull, por deri tani kërkesa e saj kishte rënë në vesh të shurdhër. Ajo që vuri sërish në lëvizje klubin ishte dhënia e titullit të Kupës së atij viti klubit të Levantes, gjë që përbën precedent ligjor për riaktivizimin e kërkesës së Barcelonës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos