LIGUE 1, PSG regjistron humbjen e dytë radhazi, mundet nga Lion

Nga A2 CNN
3 Prill 2023, 07:00 | Futboll
LIGUE 1, PSG regjistron humbjen e dytë radhazi, mundet nga Lion

Paris Saint Germain regjistroi humbjen e dytë radhazi në Francë dhe tashmë titulli kampion është vënë në rrezik. Skuadra e Galtier u mposht minimalisht nga Lioni në "Park de Princ" në një ndeshje fizikisht të dobët dhe jo me shumë raste.

Kjo u pa që në fillim pasi ishin miqtë ata që kërkonin më shumë golin. Një faull në zonë ndaj Lakazet bëri që gjyqtari pa u menduar dy herë të drejtonte gishtin nga pika e bardhë e 11-metërshit. Por francezi nuk ishte në ditën e  tij më të mirë dhe goditi shtyllën në portën e mbrojtur nga Donnarumma.

Megjithatë festa do të shtyhej vetëm për pak minuta. Në pjesën e dytë ishte goli i Barkolës, në minutën e 56-të, ai qe vendosi fatin e takimit. Deri në fund kryeqytetasit provuan për të barazuar shifrat veçanërisht me Messin por nuk ja dolën dot.

Nuk mund të ishte mbrëmja më e mirë për argjentinasit pasi dhe tifozët e kontestuan duke e fishkëllyer emrin e yllit të skuadrës. Pas kësaj disfatem parisienët mbeten në krye të tabelës, 6 pikë më shumë se rivalët e Lens dhe Marsejës.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos